LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Institucionet jetike nuk funksionojnë dhe nuk e shtypin krimin

Pendarovski: Institucionet jetike nuk funksionojnë dhe nuk e shtypin krimin

Institucionet jetike të këtij vendi nuk funksionojnë dhe nuk u shërbejnë qytetarëve dhe nuk shtypin krimin dhe korrupsionin në nivelin e nevojshëm për të thënë përfundimisht se ne jemi një demokraci e pjekur, thotë presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

“Ne kemi dekada pas nesh, jo vite, në të cilat shumë institucione, përfshirë ato politike, nuk u janë përgjigjur ashtu si është dashur, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi në këtë situatë. Qytetarët thjesht mendojnë se institucionet që paguhen nga paratë e tyre nuk e bëjnë punën e tyre. Po e përsëris, nuk flas vetëm për kompleksin gjyqësor-prokurorial, por në përgjithësi, institucionet jetike të këtij vendi nuk funksionojnë dhe nuk u shërbejnë qytetarëve dhe nuk shtypin krimin dhe korrupsionin në nivelin e nevojshëm për të thënë përfundimisht se ne jemi një demokraci e pjekur”, deklaroi Stevo Pendarovski.


Pendarovkis foli edhe për ashpërsimin e fjalorit të kryeministrit Zaev kohëve të fundit.

“Është një deklaratë e papërshtatshme që përdor një fjalor që mund të ofendojë kategori të tëra të qytetarëve tanë dhe në këtë kuptim unë mendoj se është mirë që kryeministri në të njëjtën ditë u kërkoi falje atyre që ndjeheshin të ofenduar nga disa nga ato fjalë”, tha Pendarovski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori