LAJMI I FUNDIT:

Ersun Yanal, trajneri i Fenerbaçes: Jam nga Kosova

Ersun Yanal, trajneri i Fenerbaçes: Jam nga Kosova

Ersun Yanal tash e sa vite është i pranishëm në botën e futbollit turk, duke drejtuar shumë skuadra të këtij vendi.

Vitin e kaluar morri drejtimin e 19 herë kampionit të Turqisë, Fenerbahçes, ku këtë sezon është një ndër kandidatët kryesor për titullit e Superligës së shtetit turk.


Por, ajo që nuk e kemi ditur deri më tani është se trajneri 57-vjeçar ka prejardhje nga Kosova, të cilën gjë e ka pohuar në një emision “Qejfi më i madh se Stambolli”.

“Pas shumë kohës, ju më kujtuat të parët e mi dhe u bëtë shkaktar që të shikojmë çka kanë bërë ata. Unë kam lindur në Izmir. Jam fëmija i tretë i një familje emigruese. Me origjinë jam nga Kosova”, ka pohuar strategu.

“Një ndër arsyet kryesore se pse e dua futbollin janë dy vëllezërit – Ajhan dhe Ajfer Elmatasoglu. Ata janë kushërinjtë e nënës sime nga Kosova. Te dy disa vite kanë veshur edhe fanellën e kombëtares së Turqisë”, pohoi ai.

Kujtojmë se për Fenerin në të kaluarën ka luajtur edhe Fadil Vokrri gjersa aktualisht fanellën e skuadrës e vesh Vedat Muriqi. Gjithashtu në të kaluarën president i ekipit ishte edhe prizrenasi, Ali Hajdar Sen.

Para Vedat Muriqit te Fenerbahce ishin edhe dy shqiptarë: Njëri si futbollist, tjetri si president
Lexo po ashtu Para Vedat Muriqit te Fenerbahce ishin edhe dy shqiptarë: Njëri si futbollist, tjetri si president

Ndryshe, 57-vjeçari ka përjetuar njëherë ndjenjën e të qenit kampion i Turqisë në vitin 2013-14. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori