LAJMI I FUNDIT:

Politikanët kosovarë pa pushime, ethet e zgjedhjeve të parakohshme i kanë lënë në Prishtinë

Politikanët kosovarë pa pushime, ethet e zgjedhjeve të parakohshme i kanë lënë në Prishtinë

Gushti tradicionalisht njihet si muaji i pushimit për politikanët dhe politikën. Por, zgjedhjet e mundshme të parakohshme kanë bërë që të gjitha subjektet politike në Kosovë të aktivizohet në zhvillimin e fushatës zgjedhore.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj përveç takimeve zyrtare tashmë ka nisur edhe tubimet me struktura si dhe duke mirëpritur aderime e reja.

Madje, partia që ai kryeson, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi në facebook, ka treguar se është caktuar edhe shtabi zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Anëtarët kanë shprehur po ashtu vullnetin që AAK të garojë e vetme në zgjedhje, por duke mos përjashtuar mundësin e koalicionit parazgjedhor me partitë që kanë orientime politike të njëjta.


Mobilizimin me degët, ka filluar edhe nga kryetari i kuvendit, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, nga u dha posti i kryeministrit subjekteve të tjera të koalicionit, këtë herë Veseli ka thënë se kjo nuk do të ndodh.

Veseli ka thënë se qeveria me krye me të do ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Hapat e njëjtë i ka ndjekur edhe partneri i tyre i koalicionit, Nisma Socialdemokrate. Në krye me Fatmir Limajn e krah deputetëve, janë bërë vizita në qendrat me numrin më të madh të anëtarëve të partisë.

Aktivitet më i zbehtë është parë nga partneri tjetër, Behgjet Pacolli.

Megjithëse u pritë një koalicion i mundshëm parazgjedhor mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kjo ende nuk ndodhi.

Partia me numri më të madh të votave, LDK përveç mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm tashmë me deputeten Vjosa Osmani ka bërë vizita në Komunën e Prizrenit, Vushtrrisë e Suharekës. Osmani është shprehur falënderuese për punën e aktivistëve, si dhe ka treguar për bashkëbisedimet me të rinjtë, gratë e mërgimtarët.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur disa konferenca për media lidhur me gjendjen e institucioneve shtetërore, duke nisur për ndërmarrjet publike, shëndetësia e ushtria. Pos konferencave, Vetëvendosje ka hapur dyert e Kuvendit për popullin dhe bashkatdhetarë./tch/

Për të ndjekur video kronikën klikoni KËTU