Prokuroria Speciale deri më tani ka ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarëve dhe të të dyshuarve rreth 100 ish-pjesëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe ish-eprorë e komandantë, derisa në shtator të këtij viti pritet edhe ngritja e aktakuzave të para.
Gjykata Speciale, e cila para më shumë se shtatë muajve ka filluar me dërgimin e ftesave të para për ish-komandantë e pjesëtarë të UÇK-së, pritet që në shtator të këtij viti pas rreth 100 ftesave të dërguara të fillojë edhe me ngritjen e aktakuzave të para. Kështu ka deklaruar për “Zërin” kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka bërë të ditur që muaji shtator dhe muaji tetor do të jenë muajt e aktakuzave të para.
“Dita-ditës po shtohet numri i ftesave të veteranëve të luftës nga Gjykata Speciale. Numri ka arritur mbi 90, afër 100. Sipas informacioneve që kam, dje janë lajmëruar edhe disa pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kanë marrë ftesë nga Prokuroria Speciale, por që ende nuk janë bërë publikë për medie. Po ashtu në muajin shtator dhe në muajin tetor të këtij viti pritet të ngrihen aktakuzat e para, mirëpo nuk ka diçka konkrete, vetëm informata jozyrtare”.
Po ashtu ka theksuar që shumë pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kanë marrë ftesë për intervistim, nuk i kanë bërë publike ftesat e tyre për arsye të ndryshme.
“Është një numër i konsiderueshëm i të ftuarve që nuk kanë dashur të intervistohen. Madje më shumë ka persona që nuk i kanë bërë publikë emrat sesa i kanë bërë. Arsyet për këtë nuk i di, por për ne emrat janë të njohur, mirëpo nuk i bëjmë publikë për shkak të respektimit të privatësisë së tyre”, ka thënë Gucati, teksa ka shtuar se Gjykata Speciale është gjykatë politike dhe si e tillë do të dështojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë