LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje deponon 19 nënshkrimet për thirrjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit

Vetëvendosje deponon 19 nënshkrimet për thirrjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit

Vetëvendosje ka deponuar në Kuvendin e Kosovës, nënshkrimet e 19 deputetëve për thirrjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit

Kështu është bërë e ditur në web faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.


“Konform dakordimit në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka deponuar në Kuvend nënshkrimet e 19 deputetëve, për thirrjen e seancës për shpërndarjen e Legjislaturës VI të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, shpërndarja e Kuvendit të Kosovës pritet të ndodhë më 22 gusht.

Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit është marrë gjatë ditës së djeshme pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Shpërndarja e Kuvendit i jep mundësi Presidenti automatikisht që të caktojë datën e zgjedhjeve. E kam thënë me bindje të plotë, edhe sot e them, se e vetmja zgjidhje janë qytetarët e vendit tonë, dhe janë zgjedhjet. Ato nuk janë vetëm opsion apo alternativë, por vendim i duhur për qytetarët. Me këtë vendim kemi treguar dinjitet para qytetarëve tanë”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli gjatë ditës së djeshme. /Telegrafi/