Zëvendësministri i Jashtëm në detyrë, Anton Berisha, i cili është anëtarë i kryesisë së AAK-së, ka dhënë preferencat e tij për partnerët më të përshtatshëm të AAK-së në qeveri.
Berisha, në ‘DossierD’ në RTV Dukagjini, ka thënë se vendimi final për ekstradimin ose jo të Tomor Morinës nga Maqedonia e Veriut në Serbi do ta marrë Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut.
Ai ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të mira me shtetin fqinj dhe sipas tij edhe Haradinaj ka raporte të mira me homologun nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev dhe shpresojnë në një vendim në favor të Tomor Morinës.
Duke folur për situatën politike në Kosovë, zyrtari i AAK-së ka thënë se pavarësisht dorëheqjes së Haradinajt, nuk duhet të ketë vakum institucional në vend.
Berisha ka thënë se Presidenti duhet të shqyrtojë të gjitha opsionet kushtetuese por sipas tij barazia e partnerëve në koalicion e vështirëson ndonjë kalkulim që do të mund të evitonte zgjedhjet.
Zëvendësministri i Jashtëm në detyrë ka thënë se personalisht është që AAK të shkojë e vetme në zgjedhje për ta verifikuar veten para qytetarëve, por sipas tij pas zgjedhjeve AAK-LDK do të ishte koalicioni më stabil.
“Koalicioni i natyrshëm dhe i cili ka funksionuar më së mirë pas lufte ka qenë AAK-LDK. Personalisht kam shprehur dyshime edhe për koalicionin e fundit që ka bërë AAK. LDK-AAK do të ishte koalicioni më stabil. PDK dhe AKR kanë qëndruar gjatë në pushtet”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Berisha ka thënë se nuk beson në ndonjë koalicion LDK-VV, pasi sipas tij LDK është tradicionalisht e djathtë ndërsa Vetëvendosje është e majtë dhe ky bashkëpunim do të ishte i panatyrshëm.
“Konceptualisht AAK është më afër me LDK-në, edhe pse në të kaluarën mund të kenë pasur dallime në çështje të caktuara”, tha ndër të tjera Anton Berisha ./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe