LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, zyrtari që iu rrit pasuria më së shumti në tri vitet e fundit – FOL publikon listën e 10 zyrtarëve më të pasur në Kosovë

Haradinaj, zyrtari që iu rrit pasuria më së shumti në tri vitet e fundit – FOL publikon listën e 10 zyrtarëve më të pasur në Kosovë

Lëvizja FOL ka lansuar sot Platformën e përditësuar për Krahasimin e Pasurisë për zyrtarë publikë për vitet 2010-2019.

Sipas një njoftimi, platforma për krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë përfshin rreth 500 zyrtarë të lartë publik, ku për secilin në mënyrë individuale qytetarët e Kosovës mund t’i krahasojnë rritjen e pasurisë së tyre ndër vite, pra gjatë periudhës që kanë pasur një post publik.

Në këtë drejtim, po sipas platformës, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Hajredin Kuçi, Fatmir Limaj, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, Dardan Gashi, Dalibor Jevtiq dhe Edita Tahiri, janë dhjetë zyrtarët më të pasur në Kosovë.


Gjithashtu, platforma ka treguar edhe zyrtarët me rritjen më të madhe të pasurisë në tri vitet e fundit.

Në këtë aspekt, listës i prinë lideri i AAK-së, njëherësh kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i përcjellë nga Dalibor Jevtiq, Enver Hoxhaj, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi…

Mexhide Demolli-Nimani, drejtore ekzekutive e Lëvizjes FOL ka thënë se kjo platformë do t’i mundësojë gazetarëve, qytetarëve dhe hulumtuesve të bëjnë krahasimin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik në mënyrë automatike, nga viti 2010 deri në vitin 2019.

“Përmes filtrave të ndryshëm kjo platformë ofron mundësinë e krahasimit të pasurisë për secilin zyrtar apo edhe krahasimin e pasurisë në mes të tri legjislaturave të Kuvendit të Kosovës, krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të qeverisë nga Qeveria Thaçi 2, Qeveria Mustafa dhe Qeveria Haradinaj”, ka thënë ajo, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet në njoftim, kjo platformë ju mundëson që të shihni se cilët janë 10 zyrtarët me rritjen më të madhe të pasurisë në tri vitet e fundit.

Përveç kësaj, Platforma ju shërben hulumtuesve për identifikimin e zyrtarëve të cilët kanë më shumë se një burim të të ardhurave.

“Këtu vlen të theksohet se një numër i madh i zyrtarëve publikë deklarojnë se kanë aksione në kompani të ndryshme, mirëpo nuk i deklarojnë të hyrat që i marrin nga to. Njësoj vlen të theksohet edhe për shumë zyrtarë të tjerë që deklarojnë se kanë funksione në parti politike por nuk deklarojnë të ardhura nga pozitat që i kanë në parti”, citohet të ketë thënë Demolli-Nimani.

Bëhet e ditur se në këtë Platformë të gjithë zyrtarët janë ndarë në katër kategori: Krerët e shtetit ku hyjnë: Presidentët, Kryetarët e Kuvendit, Kryeministrat dhe zëvendëskryeministrat që kanë qenë nga viti 2010 deri në vitin 2019.

“Në kategorinë Deputet hyjnë të gjithë deputetet e tri Legjislaturave të fundit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në kategorinë Ministra hyjnë të gjithë ministrat dhe zëvendës ministrat e tri Qeverive të fundit në Kosovë. Dhe kategoria e fundit është kryetarët e komunave ku hyjnë të gjithë kryetarët e komunave që kanë qenë në këtë pozitë gjatë viteve 2010 – 2019”, bëhet e ditur në njoftim, duke shtuar se të dhënat e prezantuara në platformë janë marrë nga formularët e deklarimit të pasurisë të publikuar në Agjencinë Kundër Korrupsion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori