LAJMI I FUNDIT:

Transferimi i Silvas nga Milani te Monaco, thuhet se ka dështuar

Transferimi i Silvas nga Milani te Monaco, thuhet se ka dështuar
Andre Silva (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Është duke u raportuar nga mediat italiane dhe ato franceze se transferimi i Andre Silvas te Monaco ka dështuar në minutën e fundit, derisa Milani shpreson që ta transferojë Angel Correan nga Atletico Madridi.

Rossonerët ishin afër që të arkëtonin 30 milionë euro nga shitja e sulmuesit portugez te skuadra franceze, pasi që ishte larguar nga kampi stërvitor ditë më parë për t’i kompletuar testet mjekësore.


Mediat në Itali dhe ato në Francë raportojnë se marrëveshja ka dështuar, pasi Andre Silva nuk është pajtuar me kushtet personale, gjersa po bëhej gati të futej në testet mjekësore.

Andre Silva (Foto: Gabriel Rossi/Getty Images/Guliver)

Për çfarë do arsyeje që ka dështuar marrëveshja, sipas raportimeve thuhet e më nuk do të ketë shanse që të realizohet kalimi i portugezit te skuadra nga Ligue 1.

Milani mendon shitjen e Silvas dhe Cutrones për blerjen e Correas
Lexo po ashtu Milani mendon shitjen e Silvas dhe Cutrones për blerjen e Correas

Nga ana tjetër, Milani po insiston që ta transferojë Correan nga Atletico Madridi, që ka një vlerë rreth 40 milionë euro + 10 milionë nga bonuset.

Një tjetër opsion nga skuadra italiane për ta transferuar anësorin është që ta shesin Patrick Cutronen te Wolverhampton Wanderers, mirëpo marrëveshja duket edhe më e vështirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori