Kryeministri Ramusha Haradinaj beson se KE, nën udhëheqjen e Ursula von der Leyen, do ta kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane. Zgjedhja përshëndetet edhe nga autoritetet tjera.
Zgjedhja në krye të Komisionit të Bashkimit Evropian e gjermanes Ursula von der Leyen, në Kosovë është pritur jashtëzakonisht mirë. Kjo për faktin që, sipas tyre, ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes, e njeh shumë mirë Kosovën dhe realitetin në vend dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se ai “ka besim të plotë që KE nën drejtimin e Ursula von der Leyen, do ta kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane.”
“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Besoj se KE do të intensifikojë përpjekjet si pjesë të politikës së zgjerimit”, theksoi Haradinaj. Ai është i bindur se zonja Ursula von der Leyen “do t’i qëndrojë besnike qëndrimit, për një Evropë unike dhe të fuqishme”. Kryeministri pohon se “Kosova megjithë specifikat dhe sfidat e saj, është e përkushtuar që të jetë kontribuuese modeste dhe vlerë e shtuar përgjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian”.
Edhe për shefin e diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli, zgjedhja e Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit të BE-së, është lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin.
Pritjet e Pacollit dhe Mustafës
“Ne presim me padurim të punojmë me zonjën Ursula von der Leyen për perspektivën evropiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, si një element i rëndësishëm në perspektivën evropiane të vendit tonë”, shkruan Pacolli. Ndërsa kreu i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, e përshëndeti zgjedhjen në krye të Komisionit Evropian, të Ursula von der Leyen. Ai thotë se e ka marrë më gëzim lajmin e përzgjedhjes së von der Leyen në postin e presidentes së KE-së, edhe për faktin se ”ajo vjen nga partia simotër e LDK-së, CDU, të cilat janë anëtare të Partive Popullore Evropiane”.
“Kosova në përgjithësi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në veçanti mirëpret zgjedhjen e zonjës von der Leyen presidente e Komisionit Evropian. Ne jemi të interesuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes Kosovës dhe BE-së, në rrugëtimin tonë drejt proceseve integruese në rrafshin afatgjatë dhe në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në rrafshin afatshkurtër”, shkroi Isa Mustafa.
Analistët: Po ndryshon boshti…
Njohësi i zhvillimeve politike, Armen Muja, në një intervistë për DW-në, ka deklaruar se strukturat e reja të BE-së reflektojnë ndryshim të boshtit të influencës në BE. “Zgjedhja e Ursula von der Leyen në postin e presidentes ngjallë shpreën për integrimin më të shpejtë të Kosovës. Ndërsa skepticizmin shton propozimi që shef i diplomacisë evropiane të zgjidhet minsitri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell, sepse ky vend nuk e njeh Kosovën”, thotë Muja.
“Qëndrimi francez kundër zgjerimit dhe qëndrimi spanjoll kundër pavarësisë së Kosovës e zbehin skajshmërisht influencën e BE-së në përgjithësi dhe në dialogun Prishtinë-Beograd në veçanti”, pohon Armend Muja, duke shtuar se shpresa ngjallë fakti që në krye të Komisionit Evropian, është një gjermane Ursula von der Leyen.
“Von der Leyen është një nga figurat me adekuate në këtë kohë. Ajo e njeh mirë Kosovën dhe rëndësinë e aleancës Perëndimore. Roli i saj mund të jetë vendimtar për të siguruar një urë lidhëse në çarjen evidente transatlantike, e cila manifestohet edhe në Kosovë”, shprehet Muja. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dauti: Në Tetovë janë hapur të gjitha vendvotime, në dy janë paraqitur probleme me pajisjen biometrike
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan
Restorantet e Sarandës dhe Vlorës shtrenjtojnë çmimet deri në 33 për qind, Durrësi mbetet i pandryshuar
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Vranët e me shi
"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?