LAJMI I FUNDIT:

​Basha: 94% e qytetarëve refuzuan zgjedhjet farsë dhe regjimin e Ramës

​Basha: 94% e qytetarëve refuzuan zgjedhjet farsë dhe regjimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Shkodër për të zhvilluar takime me qytetarët.

Basha falënderoi publikisht të gjithë qytetarët shkodranë për refuzimin masiv që ata i kanë bërë regjimit të Edi Ramës.


Sipas tij, edhe socialistët shkodranë i dhanë shuplakë Ramës, duke i dhënë atij mesazhin e qartë se ata nuk bëhen pjesë e kupolës kriminale të Rilindjes.

“Së pari dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë këtij qyteti fisnik, zemrës europiane të Shqipërisë! Siç ka qenë në histori, ashtu është edhe sot. Me refuzimin rekord për librat Guiness, prej 94 % të qytetarëve që refuzuan jo vetëm farsën e 30 qershorit, por regjimin e hajnave dhe kriminelëve të Edi Ramës, raporton tch.

Kam ardhur në radhë të parë sot këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përkulur me respekt përpara çdo qytetari shkodran, demokratëve të Shkodrës, mbështetës të PD dhe të djathtës, mbështetësve të opozitës, por në mënyrë të veçantë edhe socialistëve shkodranë, që me numra rekord braktisën farsën e 30 qershorit, dhe lëshuan mesazhin më kuptimplotë kupolës kriminale që ka kapur partinë e tyre”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se edhe socialistët shkodranë refuzuan Ramën, që e ka kthyer partinë e tyre në organizatë kriminale.

“Se njësoj si vëllezërit dhe motrat e tyre demokratë, njësoj si vëllezërit dhe motrat e tjerë, të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, ata nuk janë gati ta pranojnë më uljen e kokës uljen e zverkut përpara hajdutërisë dhe kriminalitetit të kupolës të organizatës të strukturuar kriminale të Rilindjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Lajme
Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Lajme
Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Kronika e Zezë
Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Lajme
Kalo në kategori