LAJMI I FUNDIT:

Griezmann flet si futbollist i Barcelonës: Do të jetë kënaqësi të luaj përkrah Messit

Griezmann flet si futbollist i Barcelonës: Do të jetë kënaqësi të luaj përkrah Messit

Antoine Griezmann ka mbërritur në Barcelonë dhe ka pozuar për herë të parë si lojtar i katalunasve.

Kampionët e Spanjës kanë paguar klauzolën prej 120 milionë eurove te Atletico Madrid për ta bërë të tyrin lojtarin.


Francezi ka qenë i pranishëm në Camp Nou ku ka bërë edhe fotot e para si futbollist i Barcelonës

Ai është shprehur shumë i lumtur që iu ka bashkuar Barcelonës, derisa thotë se do të jetë kënaqësi të luaj përkrah Messit.

“Jam shumë i lumtur dhe po pres me padurim të punoj me shokët e rinj të ekipit. Këtu kam sfida të reja, objektiva të rinj dhe shpresoj që të bëj më të mirën time. Objektivi është të tregojmë gjithçka. Kam folur me Umtiti dhe Dembele, të cilët i kam miq”, u shpreh Griezmann.

“Doja të vija këtu dhe familja ime më ndoqi. Do të jetë një kënaqësi të luaj përkrah Lionel Messit. Dua ta shoh në stërvitje çdo ditë”.

“Barcelona është një klub i madh, ndërsa unë jam një person i qeshur si brenda ashtu edhe jashtë fushës, shpresoj të kënaqem me shokët e rinj”,përfundoi sulmuesi francez.

Prezantimi zyrtar i lojtarit pritet të bëhet gjatë ditës së sotme (e diel), derisa ai do të mbajë edhe një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori