LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ka debate publike mes zyrtareve të AAK-së e NISMA-s por nuk e rrezikojnë koalicionin

Haradinaj: Ka debate publike mes zyrtareve të AAK-së e NISMA-s por nuk e rrezikojnë koalicionin

Kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të qeverisë, ka thënë se nuk ka prishje të partneritetit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën.

Haradinaj tha se debatet publike në mes të zyrtarëve nuk paraqesin qëndrimet e këtyre dy partive politike.

Ai po ashtu theksoi se marrëdhëniet me NISMA-n nuk e rrezikojnë prishjen e kësaj qeverie.


“Marrëdhëniet e Aleancës me Nismën datojnë me vite që nga koha e VLAN-it. E që atëherë kemi ndërtuar marrëdhënie të partneritet. Në raste të caktuar ka debate publike të zyrtareve të partive, por nuk paraqesin qëndrimet në partneritet. Marrëdhëniet nuk tregojnë për prishje të koalicionit. Kësaj qeverie nuk i është ditur fillimi, po ashtu edhe fundi. Marrëdhëniet me NISMA-n nuk e rrezikojnë këtë qeveri”, tha ai.

Sa i përket procesit  të liberalizimit të vizave, i pari i ekzekutivit tha se është proces premtues.

“Tek vizat ka pas dhe ka skepticizëm. Kemi bërë përpjekje t’i sqarojmë, në radhë të parë  me Gjermaninë, Francën tani jemi në përpjekje edhe me Holandën. Çështja e liberalizmi të vizave është premtuese . Kemi marr premtim nga Gjermania, kuptohet kërkon ende punë “, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj foli edhe për deklaratat e Zoran Zaev dhe mundësisë së ndarjes së Kosovës.

“Të gjithë udhëheqësit e rajonit i shqetësohen lëvizjes së kufijve. I kam dëgjuar këto deklarime. Për mua këto nuk janë risi”, tha ai.

I pyetur se kur do ta emëroj ministrinë e ri të Ministrisë së Inovacionit, ai tha: “Është propozim politik nga PDK dhe kurdo që ata e sjellin unë do ta emëroj. Deri tani nuk ka asnjë propozim. Kam nevojë për një ministër tash, bash tash është sezoni i verës kur vijnë dhe diaspora”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu foli edhe për diasporën, ku tha se ende Qeveria e Kosovës nuk ia ka hequr kartonin e gjelbër, për të cilën premtoi se do të punojnë në këtë drejtim.

Haradinaj po ashtu e përshëndeti aksionin  e Policisë së Kosovës, për patentë shoferë.

Ai iu bëri thirrje diasporës që kur të vijnë në Kosovë, të kenë shumë kujdes në drejtimin e veturave të tyre, pasi në këtë sezone vere ka shumë ngarkesë në komunikacion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori