LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për Tregti të Lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë hyn në fuqi më 1 shtator

Marrëveshja për Tregti të Lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë hyn në fuqi më 1 shtator

Ministri i Tregtisë dhe Industris, Endrit Shala i ka ftuar investitorët turq që të investojnë në Kosovë duke ju thënë se janë partnerë të rëndësishëm.

Shala ka pritur në takim Këshillin Botëror Turk të Biznesit pranë Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK), me të cilët bisedoi për tregtinë mes dy shteteve.


Ministri Shala tha se Kosova i ka lehtësuar proceset për investime.

“Në raport me investitorët nga Turqia Kosova ka lehtësuar edhe më tutje procesin e investimeve të tyre duke nënshkruar marrëveshje kruciale e këto të cilat do të shërbejnë kryekëput për investitorët nga Turqia. Sot këtu dua të përmend para jush se Kosova dhe Turqia tashmë kanë ratifikuar Marrëveshjen për Tregti të Lirë, e cila do të hyjë ne fuqi nga data 1 shtator e cila do të lehtësojë në masë te madhe edhe investimet e dyanshme dhe njëkohësisht nxitjen e tregtisë mes dy vendeve tona”, tha Shala.

Ministri tha se investitorët turq mendojnë të investojnë në Kosovë, do ta ndihmojnë vendin dhe raportet mes dy vendeve.

Gjashtë vjet pas nënshkrimit hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë
Lexo po ashtu Gjashtë vjet pas nënshkrimit hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Ai shtoi se vendi ynë është e gatshme për investimet e tyre ndërkohë i ftoj ata të investojnë duke ju thënë se llogariten partnerë të rëndësishëm.

Ndërsa, Nail Olpak, kryetar i DEIK-DTIK, tha se Marrëveshja për Tregti të Lirë është shumë e rëndësishme.

“Marrëveshja për Tregti të Lirë nuk do të mbetët vetëm në eksportimin dhe importimin e marrëveshjeve por do të jetë e rëndësishme për rritjen e investimeve të jashtme turke. Kjo të bëhet me anë të promovimeve të ndryshme”, tha ai.

Kjo Marrëveshje parashikon heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale, të cilat do të kenë një çmim më të ulët për konsumatorët. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori