LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vjet pas nënshkrimit hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Gjashtë vjet pas nënshkrimit hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Kosovës dhe Turqisë hyri në fuqi gjashtë vjet pas nënshkrimit të saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkroi një dekret që ratifikon Marrëveshjen, me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli, në prill të këtij viti.


Kjo Marrëveshje parashikon heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale, të cilat do të kenë një çmim më të ulët për konsumatorët.

Kosova dhe Turqia shumë shpejt me marrëveshjen për tregti të lirë
Lexo po ashtu Kosova dhe Turqia shumë shpejt me marrëveshjen për tregti të lirë

Siç thuhet në të, qëllimet e Marrëveshjes janë rritja dhe përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik midis Kosovës dhe Turqisë, përmirësimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe, heqja e pengesave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe krijimi i kushteve të barabarta për konkurrencë.

Momenti i nënshkrimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë Kosovë-Turqi

Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2013 nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari Lila dhe ish-ministri turk i Ekonomisë, Zafer Gjaglajan. /Telegrafi/