LAJMI I FUNDIT:

Para Vedat Muriqit te Fenerbahce ishin edhe dy shqiptarë: Njëri si futbollist, tjetri si president

Para Vedat Muriqit te Fenerbahce ishin edhe dy shqiptarë: Njëri si futbollist, tjetri si president

Vedat Muriqi tashmë është bërë lojtari më i ri i skuadrës turke të Fernbahçes.

Reprezentuesi i Kosovës ka arritur marrëveshje katërvjeçare me klubin e dytë më trofeshëm të Turqisë, ku do të paguhet dy milionë euro në vit.

Por, para sulmuesit shtatgjatë te klubi nga Stambolli ka luajtur edhe një futbollist shqiptar gjersa ka qenë president i klubit një prizrenas.


Bëhet fjalë për legjendën e ndjerë të futbollit tonë, Fadil Vokrrit, i cili ka pasur 50 paraqitje për klubin dhe ka shënuar 16 gola gjersa trajner ishte Guus Hiddink.

Klubi është drejtuar për disa vite rresht edhe nga Ali Hajdar Sen, i cili në dy raste kishte drejtuar skuadrën turke.

Fillimisht për tre vjet – nga vitit 1981 deri më 1983 dhe më pas u rikthye në vitin 1994, ku qëndroi katër vite. Nën drejtimin e tashmë 80-vjeçarit, Fenerbahçe është shpallur njëherë kampion i Turqisë.

Theksojmë se Muriqi më parë ka luajtur edhe për Lirinë e Prizrenit dhe më pas para se të paraqitet në Superligën turke, është paraqitur edhe në ligën elitare të Shqipërisë.

Mediat turke: Prezantimi i Vedat Muriqit, më kreativi deri më tani te Fenerbahce
Lexo po ashtu Mediat turke: Prezantimi i Vedat Muriqit, më kreativi deri më tani te Fenerbahce

Ndryshe, 25-vjeçari në sezonin e kaluar ka realizuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

La Liga
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori