LAJMI I FUNDIT:

“Ikja jashtë Maqedonisë është opsion për 70 përqind të studentëve”

“Ikja jashtë Maqedonisë është opsion për 70 përqind të studentëve”

“Ikja jashtë vendit është opsion për 70% e studentëve”, ky është është hulumtimi i fundit që e realizoi emisioni i televizionit Sitel ‘Detektor’.

Shumica e qytetarëve kanë ndonjë të afërt që tashmë ka emigruar jashtë vendit (66%). Një e treta e personave të anketuar e kanë menduar të emigrojnë nga vendi (29.1%), ndërsa si arsye për një hap të tillë përmendin punësimin, standardin jetësor dhe të ardhmen më të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ky tren zgjat disa vite, posaçërisht në 10 vitet e fundit. Ashtu siç rriten mundësitë e emigrimit, ashtu edhe rritet trendi i emigrimit”, tha deputetja e LSDM-, Ivana Tufekçiq.

Për momentin, shton Tufekçiq, së bashku me opozitën punojmë për Ligj për pjesëmarrje rinore ku punohet në një proces të gjerë, ndërsa në Kuvend është formuar Klub për çështje rinore ku marrin pjesë deputetët nga të gjitha partitë. “U përpoqëm që që të arrijmë në konsensus, me qëllim që ndalohet loja për kërkimin e fajit dhe përgjegjësisë, për shkak se përderisa akuzohemi të rinjtë ikin”, shton ajo.

Sipas analistit Pavle Gacov, arsyet e emigrimit janë punësimi, punësimi për pagë më të mirë dhe sistemi i keq i bazuar në nepotizëm, korrupsion.

Për të është e çuditshme kërkesa e të rinjve të punësohet në sektorin publike për shkak se, siç thotë ai, i riu duhet të kërkojë sfida, të kërkojë mundësi t’i kapërcejë të tjerët.

Edhe Vladimir Bellovski nga OBRM-PDUKM ndan mendimin se sfidat e të rinjve janë në sektorin privat por “prioritet i secilës parti në pushtet duhet të jetë mbajtja e studentëve më të mirë në administratë, me qëllim që të ndihmohet zhvillimi i shtetit”. Për këtë shkak ai kërkoi që të shfrytëzohet një pjesë e programit nga viti 2016 të partisë së tij për punësimin e 100 studentëve më të mirë të secilës gjeneratë në administratë publike.

Mendimi i qytetarëve është se nuk ka përmirësim në cilësinë e jetesës krahasuar me pesë vitit e kaluar (39%). Një pjesë e tyre do të shkojnë për pushime (35.3%), ndërsa një pjesë tjetër do të mbesin në shtëpi për shkak se nuk kanë mjaftueshëm para (28.4%). 34 përqind e të anketuarve, gjysmën e buxhetit mujor e shpenzojnë për ushqim, ndërsa vetëm 22.1 përqind e qytetarëve mund që me buxhetin mujor t’i mbulojnë shpenzimet mujore.

Pjesa më e madhe e të anketuarve nuk kanë mundësi të blejnë banesë në pesë vitet e ardhshme edhe pse ju nevojitet (49.6%). Për momentin 38 përqind e qytetarëve kanë marrë ndonjë lloj kredie.

Hulumtimi “Emigrimi i të rinjve dhe cilësia e jetesës” u zbatua nga Instituti për hulumtime politike nga 10-13 qershor te 1.119 të anketuar në gjithë vendin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori