Të qenit në paqe ndonjëherë nënkupton të qenit në një vend të zhurmshëm por prapë ta ruani qetësinë në zemër.
Jo domosdoshmërish paqja nënkupton të qëndroni në një vend të qetë, transmeton Telegrafi.
Ndonjëherë mendjet tona shndërrohet në fëmijë pesëvjeçarë që vrapojnë nëpër rrugë duke mos mundur të qëndrojnë ulur as edhe për një minutë.
Nëse mendja juaj funksionon pa pushuar, atëherë ajo do t’ju burgosë.
Prandaj, është koha ta lironi mendjen.
Mund t’ju duket e pamundur, por faktikisht mund ta bëni këtë. Ne jemi krijesa që lehtë adaptohemi dhe mund t’i përvetësojmë shpejt shprehitë e reja.
Krijojeni një mendje paqësore dhe kthehuni te vetja origjinale – këto teknika do t’ju ndihmojnë a bëni këtë:
Përqendrohuni në pjesën pozitive të vetvetes
Mendimet negative ekzistojnë vetëm se ne i lejojmë. Bota fizike është produkt i mendimeve tona. Përqendrohuni vetëm në gjërat që ju bëjnë të lumtur. Është koha ta ushtroni trurin dhe kështu do të ndiheni më paqësorë. Mbajeni mend se energjia rrjedha ty ku gjendet vëmendja.
Përsëritni fjalë paqësore
Për çfarë mendoni? A janë mendimet tuaja të përqendruara në detyrat ditore apo në fjalosje të ndryshme? Të pasurit një mënyrë pozitive të të menduarit tërë kohën është diçka sfiduese, por ju mund t’i ndaloni mendimet negative duke përsëritur fjalë të thjeshta dhe paqësore. Siç është: qetësia, paqja, dashuria, relaksi, plazhi, etj.
Fjalët janë më të fuqishme sesa ç’mendoni.
Meditoni rregullisht
Meditimi është i mirë për ju në shumë mënyra. Ai ju ndihmon ta ndalni ortekun e mendimeve që jua sulmojnë vetëdijen. Nuk është sikurse ju duhet ta ndalni trurin. Ngadalësoni mendimet dhe vëzhgojeni veten përmes frymëmarrjeve të kontrolluara dhe syve të mbyllur.
Meditimi ju sjell vetëdijesim dhe ju ndihmon të ballafaqoheni me sfidat e ditës.
Rilidhuni me natyrën
Pauza e drekës në parkun e afërt është një mënyrë e mirë për t’u rilidhur me natyrën. Shkoni në një pushim dhe largohuni nga stresi.
Forcojeni lidhjen tuaj me natyrën dhe mendja do t’ju ndryshojë. Largojeni stresin. Gjërat materialiste nuk ju bëjnë të lumtur, por Nëna Natyrë vërtet se e bënë këtë! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë