LAJMI I FUNDIT:

Reagon Prishtina: Mirel Josa qëndron, Remzi Ejupi vendos pas pushimeve

Reagon Prishtina: Mirel Josa qëndron, Remzi Ejupi vendos pas pushimeve

Gjatë ditës së sotme ka pasur lajme të shumta se Mirel Josa do të largohet nga drejtimi i Prishtinës.

Por klubi ka reaguar për këto lajme, duke i besuar trajnerit, por duke shtuar se vendimin për largimin ose jo të tij e ka vetëm kryetari Remzi Ejupi.

“Mirel Josa qëndron kryetrajner i Prishtinës. Vulën do të jap kryetari Ejupi, i cili ka eksluzivitetin me mandat nga statuti, pasi që të rikthehet nga pushimi”.


“Josa e ka mbështetjen maksimale të pothuajse 99% të futbollistëve. Përforcimet që i ka bërë Prishtina, lojtarët e ardhur, në negociata me klubin, gjithmonë dhe të gjithë kanë shprehur haptas se Prishtinën, ndër tjera, e zgjedhin për shkak cilësive dhe punës që bënë profesor Josa”.

“Për FC Prishtina, gjithmonë e rëndësishme ka qenë uniteti i grupit, i futbollistëve dhe shtabit teknik dhe besimi që kanë në mes veti”.

“Tifozëve të vërtet të klubit u themi, se FC Prishtina është në rrugë të drejt dhe njëkohësisht i falënderojmë për besimin, atyre dhe të gjithë dashamirëve të vërtet të klubit, nga ish-futbollistë e deri te ish-trajnerët që me ngulm në orët e fundit na kanë dhënë mbështetje të shqetësua nga lajme të orkestruara”, thuhet në njoftim të klubit.

Prishtina është eliminuar nga St Joseph’s në kuadër të raundit paraelimator të Ligës së Evropës e rezultat të përgjithshëm 3-1.

Kjo ka ngjallur reagime të mëdha të tifozëve.

Prishtina shkon në pushim deri me 15 korrik kur rifillon fazën e përgatitjeve për kampionat, ku do të dihet përfundimisht edhe e ardhmja e trajnerit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori