LAJMI I FUNDIT:

Meta iu drejtohet nesër shqiptarëve në orën 08:00

Meta iu drejtohet nesër shqiptarëve në orën 08:00

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi datën e zgjedhjeve në 30 qershor, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zyrtarizuar se nesër në mëngjes në orën 08:00 personalisht do të dalë para mediave, por pa dhënë detaje shtesë se çfarë do t’u komunikojë shqiptarëve.

Më herët, burimet i thanë “BalkanWeb” se nuk dihej se kush do fliste në presidencë Meta apo këshilltarët e tij, por tashmë zyra e Shtypit e ka konfirmuar zyrtarisht se do të jetë vetë Presidenti që do të flasë para mediave.


“Të nderuar kolegë! Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do japë nesër (25 qershor 2019) një deklaratë për shtyp në ora 08:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit. Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE! Ju falëminderit për bashkëpunimin!”-thuhet në njoftim.

Ky është rasti i dytë që kreu i shtetit ka lajmëruar një konferencë për mediat në orët e para të mëngjesit, ndërsa e para ishte ajo kur vendosi zhdekretimin e zgjedhjeve me 10 qershor.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori