LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Vazhdojnë konsultimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar

Hoxha: Vazhdojnë konsultimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Muhamed Hoxha, sot në konferencë për shtyp tha se bisedat mes kryeministrit Zoran Zaev dhe partive tjera politike të cilat e përbëjnë Qeverinë, do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme lidhur me rikonstruimin e paralajmëruar, respektivisht ndërrim të funksionarëve dhe ministrave.

Ai tha që pas të përfundojnë bisedimet do të mësohet edhe vendimi i tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Konsultimet dhe negociatat për rikonstruimin eventual të qeverisë vazhdojnë mes partive politike. Ata komunikojnë me mediat dhe opinioni tashmë është i informuar deri ku kanë arritur procedurat për ndryshimin e eshalonit të parë, të dytë dhe të tretë në Qeveri”.

“Për momentin nuk ka vendim zyrtar për të cilin mund t’ju informoj. Presim këto ditë të përfundojnë negociatat mes partive politike që e përbëjnë koalicionin dhe si propozim të dorëzohet në Kuvend”, tha Hoxha./Telegrafi/