LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë muaj nga vendosja e taksës 100 për qind, Bosnja e Hercegovina eksporton 27 milionë euro më pak mallra në Kosovë

Gjashtë muaj nga vendosja e taksës 100 për qind, Bosnja e Hercegovina eksporton 27 milionë euro më pak mallra në Kosovë

Eksporti i mallrave nga Bosnja e Hercegovina në drejtim të Kosovës në gjashtë muajt e fundit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka rënë për 27 milionë euro.

Kështu ka thënë ministri boshnjak për Tregti të Jashtme dhe Lidhje Ekonomike, Mirko Sharoviq.


Ai për Vijesti.ba ka treguar se nga vendosja e tarifës 100 për qind, ekonomia boshnjake është dëmtuar dukshëm.

“Kjo mund të shihet nëse marrim për shembull katër muajt e parë të vitit 2019, kur kemi eksportuar produkte me vlerë 500 mijë euro, ndërsa në katër muajt e parë të 2018 kemi eksportuar mallra me vlerë 20 milionë euro”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Sipas Sharoviq, nëse tarifa 100 për qind nuk largohet deri më 1 korrik, atëherë kur do të mbahet samiti i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Paris, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia do të marrin në konsideratë futjen e modeleve të ndryshme të kundërmasave.

Të gjitha lajmet nga Tarifa 100%
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tarifa 100%

Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 21 nëntor kishte marr vendim që t’iu vendoset tarifa doganore prej 100 për qind, mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Kalo në kategori