Të dhëna interesante: Njerëzit në SHBA janë duke shpenzuar më pak kohë në Facebook! (Foto)
Njerëzit në SHBA janë duke shpenzuar më pak kohë në Facebook. Kështu së paku thuhet në një raport të ri nga eMarketer, i cili zbuloi se koha mesatare ditore e të rriturve amerikanë (të moshës mbi 18 vjeç) që e kalojnë në Facebook, ka rënë për 3 minuta.
Përkatësisht, sipas po të njëjtave të dhëna, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, kjo kategori, gjatë vitit 2018 i kanë kaluar 38 minuta në ditë.
Por, siç thuhet tutje, eMarketer është duke pritur që ky numër të bjerë në vitin 2019 dhe të bjerë në 37 minuta deri në vitin 2020.
“Vazhdimi i rënies së vazhdueshme të përdoruesve të rritur të Facebook, së bashku me përqendrimin në uljen e postimeve dhe videove me clickbait në favor të atyre që krijojnë ‘kohë të shpenzuar mirë’, rezultuan në kohën më pak të përditshme të shpenzuar në platformë në vitin 2018, sesa prisnim më parë”, ka thënë Debra Aho Williamson, analiste kryesore e eMarketer.
Dhe lidhur me këtë, shkruan Business Insider, nuk ka marrë një koment të menjëhershëm nga Facebook.
Këto të dhëna, shkruan BI, mbështesin një prirje “të zymtë” për Facebook-un.
Po sipas BI, vitin e kaluar platforma kishte 12 muaj të ngadalshëm të rritjes së përdoruesve që nga IPO 2012. Facebook kishte 2.32 miliardë përdorues aktivë të përditshëm në 2018.
Ndërkohë, një sërë tabelash që u ndanë së fundmi kanë treguar se si përdoruesit e përditshëm aktivë në SHBA dhe Kanada kanë rënë dy vjetët e fundit; të dhënat mujore aktive të përdoruesve ndoqën një model të ngjashëm në vitin 2018. Pjesa më e madhe e rritjes gjatë tremujorit u rezervua për vendet jashtë SHBA, Kanadasë dhe Evropë.
Megjithatë, lajmet nuk janë të gjitha të këqija për Facebook. Kjo pasi që Instagram ishte një vend i ndritshëm për kompaninë pasi përdoruesit shpenzuan më shumë kohë me rrjetin social, sipas eMarketer. Gjithashtu po merr “hise” nga konkurrentët e saj si Snapchat.
“Karakteristikat si Stories, përmbajtja influencer dhe videot janë të gjitha ato që po kontribuojnë në angazhimin e ngadalshëm por të qëndrueshëm në kohën e kaluar në Instagram”, ka thënë tutje Williamson. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë
Zbulohen detaje nga dizajni dhe specifikat kryesore të Motorola Edge 30 Ultra
Pesë mënyra si të ndalojmë varësinë nga teknologjia
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak