Një gjykatës federal i ligjit administrativ ka vendosur se CEO i Amazon, Andy Jassy, ka shkelur ligjin e punës duke bërë disa komente kundër sindikatave gjatë intervistave në media dy vjet më parë.
Jassy në vitin 2022 është shprehur se sindikatat i bëjnë vendet e punës “më të ngadalta” dhe më “burokratike”.
Vendimi i lëshuar së fundmi pason nga ankesa e Bordit Kombëtar të Marrëdhënieve të Punës që akuzoi Jassyn për kalimin e kufirit gjatë intervistave ku ai tha se punëtorët do ishin më mirë pa një sindikatë.
Bëhet e ditur se këto deklarata, CEO i Amazon i ka dhënë në programin televiziv të CNBC, Squawk Box dhe gjatë dy samiteve të organizuara nga Bloomberg News dhe New York Times, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Gjykatësi Bridan D Gee tha se deklaratat se si punonjësit kanë më pak fuqi nën një sindikatë dhe si ata do t’i bënin gjërat më mirë pa një të tillë, bien ndesh me ligjin federal të punës në SHBA.
Ndërkohë, zëdhënësja e Amazon, Mary Kate Paradis, ka njoftuar se kompania synon të apelojë vendimin e gjykatësit pasi nuk pajtohet plotësisht se çdo koment ishte i papërshtatshëm.
“Vendimi reflekton dobët mbi gjendjen e të drejtave të fjalës së lirë sot dhe ne mbetemi optimistë se do të jemi në gjendje të vazhdojmë të përfshihemi në një diskutim të arsyeshëm mbi këto çështje ku të gjitha perspektivat kanë një mundësi për t’u dëgjuar”, tha Paradis. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Askush nga ne nuk do të ketë punë shkaku i AI", Musk tregon se cili skenar duhet të realizohet për të ndodhur
Kompania e urryer e video-lojërave anuloi deri në 80 lojëra
Dy opsione shumë të rëndësishme në dispozicion të përdoruesve të WhatsApp
Apple përgatit ekrane që do të riparohen vetë?
Cilat janë teoritë më të fundit konspirative të krijuara nga Inteligjenca Artificiale
Google do të investojë një miliard euro në qendrën finlandeze të të dhënave për të nxitur rritjen e Al
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë