LAJMI I FUNDIT:

Arsenali tenton ta hapë ndeshjen, por Hazard vulos gjithçka

Arsenali tenton ta hapë ndeshjen, por Hazard vulos gjithçka
Eden Hazard . (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Ndeshja mes Chelseat dhe Arsenalit po del të jetë interesante ku janë shënuar pesë gola në pjesën e dytë (4-1).

Alex Iwobi ka shënuar për 3-1 më një goditje të fortë nga jashtë zonës, ku Kepa nuk arriti ta ndalte.


Kur u mendua se Arsenal do ta hap ndeshjen, një kombinim vrasës mes Giroud dhe Hazard e solli golin e katërt.

Ky ishte goli i dytë për Hazard në këtë ndeshje.

Chelsea pothuajse është fitues i këtij trofe, pasi ka shumë pak kohë që Arsenali të bëjë diçka më shumë. /Telegrafi/