Përfaqësues të shoqërisë civile, thonë se mbi 70% të rasteve të korrupsionit, mbyllën në prokurori pa shkuar në gjykatë. Ndërsa për rastin e videos ku Veseli përmendet se i janë dhënë qindra mijëra euro, ata thonë se është dëshmi për ndikimin e politikës në polici e prokurori.
Në një videon në të cilën disa persona përfshihen në fajde mashtrim e detyrim, përmendet edhe emri i krye parlamentarit Kadri Veseli dhe shifra 200 mijë euro se gjoja janë dhënë atij.
Njohësit e çështjeve juridike thonë se kjo dëshmon kontrollin që politika ka mbi drejtësinë.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se përderisa ky rast është trajtuar disa herë e nuk janë dhënë dënime, dëshmon se politika ka ndikim në drejtësi.
“Në një sistem të tillë, ku rasti konkret është trajtuar dy tri herë nga prokurori të ndryshme, ku vet zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është involvuar që rastet e caktuara t’i marr nga Prokuroria Speciale e t’i transferojë në Ferizaj, tregon se këta persona kanë lidhje me polici e prokurori. Ky sistem i drejtësisë ka ndërtuar kulturë të pandëshkueshmërisë”, tha për RTV Dukagjinin, Ehat Miftaraj.
Genc Nimoni nga Organizata “Çohu”, thotë se Prokuroria këto informacione i ka pasur që nga viti 2013 mirëpo sipas tij provat mund të jenë fshehur qëllimisht.
“Është një kohë e gjatë nga viti 2013 e deri tani, dhe përveç faktit se qëllimisht mund të jenë fshehur këto prova nuk kam ndonjë përshtypje tjetër”, thotë Genc Nimoni, përcjell Telegrafi.
Ehat Miftaraj thotë se më shumë se 70% të rasteve të korrupsionit mbyllen në prokurori dhe nuk shkojnë fare në gjykatë.
“Mbi 70 % të rasteve të korrupsionit por edhe rasteve tjera mbyllen në prokurori pa shkuar fare në gjykatë. Pra 70% e rasteve nuk janë subjekt qoftë i kontrollit të gjykatës apo publikut”, shtoi tutje Ehat Miftaraj.
Ndërkaq Prokuroria Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarve për fajde që shfaqen në video./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare