LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e modës Prada ndalon përdorimin e gëzofit në të gjitha produktet e veta

Shtëpia e modës Prada ndalon përdorimin e gëzofit në të gjitha produktet e veta

Duke filluar nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm, koleksioni i femrave Pranverë/Verë 2020 nga grupi Prada dhe të gjitha brednet e veta, duke përfshirë Miu Miu, Church’s dhe Car Shoe, nuk do të përdorin më gëzof.

Më parë, Prada ka përdorur gëzofin nga lepujt, dhelprat dhe vizoni, por nga viti i ardhshëm do të përdor vetëm gëzof sintetik, transmeton Telegrafi.

Ky vendim i shtëpisë së modës për ta ndaluar përdorimin e gëzofit vjen pas presionit nga grupet për të drejtat e kafshëve.


Vitin e kaluar, Chanel dhe Burberry gjithashtu kishin hequr dorë nga përdorimi i gëzofit, ndërkaq Gucci nuk përdor gëzof në produktet e veta qysh prej vitit 2017.

Miuccia Prada ka deklaruar se grupi Prada është i përkushtuar për inovacion dhe përgjegjësi sociale, ndërkaq vendimi për ndalimin e gëzofit – i cili është arritur pas një dialogu pozitiv me grupet e ndryshme për të drejtat e kafshëve, është vetëm zgjerim i atij përkushtimi. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Aktorja më e bukur në botë ka treguar se çfarë ha: Nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe mëngjesi i saj do t'ju habis

Aktorja më e bukur në botë ka treguar se çfarë ha: Nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe mëngjesi i saj do t'ju habis

Ushqim i shëndetshëm
Sophia Loren së shpejti 90 vjeç:

Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: "Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot"

Psikoprofil
Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

Flokë dhe stil
Pesë arsye pse koha që kaloni me fëmijët është investimi më i mirë

Pesë arsye pse koha që kaloni me fëmijët është investimi më i mirë

Këshilla për prindër
Gërshet elegant për dy minuta

Gërshet elegant për dy minuta

Flokë dhe stil
Manikyri francez i Rihanna-s është sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës

Manikyri francez i Rihanna-s është sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës

Manikyr dhe pedikyr
Kalo në kategori