Deputeti i LDK-së dhe ish-ushtari i UÇK-së në Koshare, Anton Quni ka sqaruar pse disa ushtarakë në luftën e Kosovës janë paguar në shumë të caktuara.
Quni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se organizimi institucional i luftës nënkupton edhe kujdesin financiar për ushtarakët e angazhuar.
“Nëse paraqitesh të Ministria e Mbrojtjes dhe shpreh gatishmërinë që do t’i shërbesh dhe të jesh nën urdhrat e Ministrisë së Mbrojtjes, atëherë i ke pranuar edhe të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë që duhen zbatuar. Nga ai moment liria individuale përfundon”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-ushtari i UÇK-së në Koshare ka thënë se paga e marrë në luftë nuk do të thotë se je shpërblyer për luftën e bërë, por nënkupton krijimi i një ambienti kur t’i nuk mund të gjesh pretekste që të largohesh nga vija e frontit.
“Kur është në pyetje financimi për ngritjen e kapaciteteve ushtarake etj., aty qarkullon shumë para. Dhe kontrolli i parave në kushte lufte është shumë i vështirësuar. Që ushtarakët të mos shfaqin apetite e të mos shndërrohen në profiter lufte, minimumi dhe maksimumi i tij është paga që i ka dhënë Ministria”
Deputeti i LDK-së ka thënë se një organizim i tillë ushtarak është kulturë e botës perëndimore por edhe në lindje.
“Kjo çështje reflektohet edhe në qarqet politike, diplomatike kur brenda një organizimi ekziston një kod, disiplinë, auditim, kontroll etj., dhe me mbarimin e luftës dihet se me çfarë pasurie ekonomike ka hyrë në luftë e me çfarë pasuri ka dalë”.
Quni ka thënë se gjatë gjithë periudhës së luftës është paguar në vlerë prej 12 mijë markash, por sipas tij ai vetëm për një muaj me biznesin e tij në Kroaci ka fituar 12 marka. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur