Presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për dëbimin e shtetasve turq.
Ai ka kërkuar që intervistimi i tij të bëhet me 26 prill, raporton Telegrafi.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla. Sveçla ka thënë se është kërkuar që të caktohet një datë tjetër nga zyra e Presidencës.
“Zyra e Presidencës ka komunikuar me ne dhe ka kërkuar një datë tjetër për intervistimin e Presidentit. Në përgjigjen e zyrës së Presidencës thuhet se me keqardhje kjo zyrë na informon që Presidenti nuk mund të i përgjigjet ftesës së sotme, andaj kërkojmë që kjo ftesë të bëhet me 26 prill”, ka thënë Sveçla.
Ndryshe, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, në mbledhjen e sotme kishte ftuar për intervistim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për rastin e dëbimit të shtetasve turq./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251