LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Ditën e enjte territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intenistet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 10 deri 28 °C; në zonat e ulëta 14 deri 30°C; në zonat bregdetare 15 deri 29 °C. /Telegrafi/