ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së shtunës lagjen nr. 4 të Sarandës, ku mbeti i plagosur rëndë 50-vjeçari Thimjo Rubati.

Ai u transportua fillimisht në Spitalin e Sarandës dhe më pas u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar.


Ndërkohë, sipas A2CNN, një natë më parë, në të njëjtën zonë ishte dhunuar efektivi i Policisë Mihal Velco.

Për këtë ngjarje, në kërkim janë shpallur Andrea Rubati, 27 vjeç, djali i të plagosurit, si edhe Antonio Lefteri dhe Engjëll Dalanaj. Burimet bëjnë me dije se të tre personat kanë precedentë penalë.