LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Nuk kemi konfirmim zyrtar nga Presidenti nëse do të vijë në intervistim për çështjen e shtetasve turq

Selmanaj: Nuk kemi konfirmim zyrtar nga Presidenti nëse do të vijë në intervistim për çështjen e shtetasve turq

Komisioni parlamentar hetimor lidhur me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, pas vazhdimit të mandatit edhe për një muaj, ka ftuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për intervistim lidhur me procesin e dëbimit të shtetasve turq.

Nënkryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk kanë marr ndonjë konfirmim nga Presidenti se a do të marr pjesë në mbledhjen e këtij komisioni për intervistim.


“Pasi që na është vazhduar mandati shtese edhe atë me presion që u kemi bërë, ne e kemi ftuar Presidentin Thaçi për intervistim. Edhe më herët e kemi ftuar tri herë por nuk ka ardhur, ndërsa edhe sot ende nuk kemi marr konfirmim se a do të vijë apo jo”, ka thënë ai.

Thaçi intervistohet lidhur me dëbimin e shtetasve turq
Lexo po ashtu Thaçi intervistohet lidhur me dëbimin e shtetasve turq

Selmanaj ndër të tjera ka theksuar se arsyeja e pse e kanë ftuar Presidentin Thaçi ka të bëjë me rolin e tij si President dhe zbardhjen e detajeve lidhur me dëbimin e shtetasve turq.

“Ne e kemi ftuar prapë sepse vlerësojmë se është njeri nga personat kyç që mund të zbardh detaje të këtij procesi që ka ndodhur. Pra intervista ka të bëjë tërësisht me rastin e zbardhjes së dëbimit të shtetasve turq, që ta shohim rolin e presidentit në këtë proces, marrëdhënien që ka ai me shtetin turk, dhe detaje të tjera”, ka theksuar ai.

I pyetur se a do të jetë mbledhja e komisionit e hapur, Selmanaj, ka thënë se ligji ua lejon që kjo mbledhje të jetë e hapur.

“Nëse vije Thaçi, mbledhja besoj që do të jetë e hapur. Ligji na e lejon kështu, por nëse dëshmitari dëshiron të jetë e mbyllur atëherë e mbyllim. Unë do të insistoj të jetë e hapur, por nëse dëshmitari apo anëtarët e komisionit theksojnë se çështja është e ndjeshme atëherë mund ta mbyllim mbledhjen”, ka thënë Selmanaj.

Ndryshe intervistimi i Thaçit pritet të bëhet në ora 13:00 në ndërtesën e Kuvendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori