LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se porositi vrasjen e Durim Bamit, gazetarja zbulon ku ndodhet ish-deputeti

Dyshohet se porositi vrasjen e Durim Bamit, gazetarja zbulon ku ndodhet ish-deputeti

Gazetarja Anduena Llabani është shprehur në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se është lokalizuar vendndodhja e ish-deputetit të PS, Arben Ndokës, i cili sipas saj ndodhet në Dubai.

Ndoka është personi që dyshohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK se ideoi dhe pagoi për vrasjen e Durim Bamit, një personazhi të rëndësishëm të botës së krimit.

Llabani tha se interesant është fakti se edhe vetë Durim Bami ndodhet në Dubai dhe sipas saj, kriminelët atje, megjithëse kanë probleme me njëri-tjetrin, nuk guxojnë të bëjnë asgjë.

“Dy struktura të besueshme i kanë ngelur SPAK, Interpoli dhe drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit. Ka qenë një punë voluminoze, është vënë menjëherë në kërkim nipi i Arben Ndokës. Madje ka një informacion të konfirmuar, që edhe Arben Ndoka është lokalizuar në Dubai.

Tashmë shteti shqiptar e di se ku ndodhet ish-deputeti socialist i shpallur në kërkim si personi që ideoi, pagoi, strukturoi një grup të tërë personash për të vrarë Durim Bamin.

Edhe është shumë interesante se edhe Durim Bami ndodhet në Dubai. Kriminelët shqiptarë që ndodhen atje, e shohin njëri-tjetrin në sy dhe pavarësisht problemeve që kanë, nuk i bëjnë dot gjë njëri-tjetrit”, tha Llabani. /Telegrafi/