eksperti-banner

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë, ndërsa deri më tani janë numëruar 2.016 nga gjithsej 2.498 vendvotime, apo mbi 80 për qind e votave në nivel vendi.

Sipas rezultateve të deritanishme, më e votuara në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është Vjosa Osmani-Sadriu me 63.568 vota.


Pas saj renditet kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me 57.732 vota, ndërsa e treta është Doarsa Kica-Xhelili me 44.809 vota.

Në mesin e kandidatëve më të votuar të LDK-së janë edhe:

Hykmete Bajrami – 35.460 vota

Avdullah Hoti – 32.475 vota

Kujtim Shala – 27.582 vota

Ukë Rugova – 27.254 vota

Anton Quni – 21.409 vota

Armend Zemaj – 19.535 vota

Lutfi Haziri – 19.205 vota

Në renditjen e mëtejshme pasojnë Janina Ymeri me 18.157 vota, Besian Mustafa me 17.851 vota, Ermal Sadiku me 17.523 vota dhe Jehona Lushaku-Sadriu me 16.242 vota.

Ndër 20 kandidatët më të votuar të LDK-së renditen gjithashtu Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadergjonaj, Shkëmb Manaj, Paris Guri dhe Sadri Berisha.

Me mbi 80 për qind të vendvotimeve të numëruara, gara brenda listës së LDK-së vazhdon të mbetet dinamike.