eksperti-banner

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i mbi 50 për qind të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa procesi po vazhdon në qendrat komunale të numërimit në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë numëruar 1.260 nga gjithsej 2.498 vendvotime.


Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me rreth 43 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me nën 18 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rreth 7 për qind.

Në garën për votat preferenciale brenda listës së Vetëvendosjes, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, vazhdon të kryesojë bindshëm me 117.868 vota.

Pas tij renditet Glauk Konjufca, me 92.616 vota, ndërsa e treta mbetet Albulena Haxhiu, me 53.590 vota.

Në mesin e kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes janë edhe:

Hekuran Murati – 46.899 vota

Donika Gërvalla-Schwarz – 43.304 vota

Xhelal Sveçla – 35.154 vota

Avni Dehari – 31.912 vota

Mimoza Kusari-Lila – 29.753 vota

Hajrulla Çeku – 29.680 vota

Ejup Maqedonci – 26.436 vota

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të përcaktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës dhe renditjen përfundimtare të deputetëve të rinj./Telegrafi.