LAJMI I FUNDIT:

Pompeo i përgjigjet Koresë së Veriut: Unë mbetem në krye të ekipit negociator

Pompeo i përgjigjet Koresë së Veriut: Unë mbetem në krye të ekipit negociator

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se përpjekjet diplomatike të SHBA do të vazhdojnë drejt qëllimit të denuklearizimit të Koresë së Veriut, një ditë pasi një zyrtar i Penianit tha se nuk donte më të ulej me të në bisedime.

“Asgjë nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të negociuar; ndërsa unë do të jem ende në krye të ekipit. Presidenti Trump është padyshim përgjegjës për përpjekjet e përgjithshme, por do të jetë ekipi im”, u tha Pompeo gazetarëve në Uashington.


Ai shtoi se diplomatët amerikanë të kryesuar nga Përfaqësuesi Special për Korenë e Veriut, Stephen Biegun, do të vazhdonin përpjekjet për të arritur denuklearizimin e Koresë së Veriut, për të cilën ai tha se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u angazhuar në qershorin e kaluar.

“Unë jam i bindur se do të kemi një mundësi reale për të arritur këtë rezultat”, tha Pompeo në një konferencë të përbashkët për shtyp, pas bisedimeve me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Japonisë.

Në përgjigje të një pyetjeje, Pompeo tha se besonte se ishte e mundur të mbante angazhimin diplomatik me Korenë e Veriut edhe pa dhënë lehtësimet e sanksioneve që ai kishte kërkuar.

“Ne do të vazhdojmë të nxitim Korenë e Veriut për të braktisur të gjitha armët e saj të shkatërrimit në masë, programet dhe objektet e raketave balistike”, tha Pompeo. “Ne do të vazhdojmë të zbatojmë të gjitha sanksionet mbi Korenë e Veriut dhe të inkurajojmë çdo vend që ta bëjë këtë”. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori