Një shprehje e urtë thotë “Koha është flori” dhe pikërisht e tillë ishte për grabitësit. Dy minuta pasi ata dolën nga porta veriore e Rinasit, autoritetet përgjegjëse njoftuan policinë. Në fakt, njoftimi ishte mjaft i vonuar, ishte pikërisht më shumë se 6 minuta pasi kishin hyrë në aeroport, kishin grabitur dhe u larguan të qetë në pjesën e djathtë të aeroportit.
Këto të dhëna raportohen pas ngjarjes në prokurori mbi veprimet e policisë, të ICTS dhe të TIA-s, pas orës 14.57, atëherë kur në kamerat e sigurisë shfaqet furgoni i grabitësve në portën e zjarrfikësve. Por, pavarësisht këtij fakti, askush nuk ka dhënë alarmin. Në orën 14.59 minuta e 30 sekonda grabitësit gjendeshin në pistë dhe nisin rrëmbimin e thasëve brenda të cilëve më në fund u konfirmua zyrtarisht se janë grabitur 5.7 milionë euro.
Në orën 14:59:20, forcat e Policisë së Rinasit gjendeshin në pistë për të marrë prej andej personat e deportuar nga jashtë vendit. Pikërisht në të njëjtën vendqëndrim, në një avion tjetër sapo kishin mbërritur edhe grabitësit, të cilët po kryenin rrëmbimin e armatosur të vlerave monetare. Por, efektivët e Policisë së Rinasit nuk i kishte njoftuar asnjë, ndërkohë që ata nuk kishin fushëpamje për çfarë po ndodhte disa metra më tej.
Këto janë të dhënat e raportit sekret që evidentojnë minutë pas minute se çfarë ndodhi në datën 9 prill. Njëkohësisht në këtë portë ishte e dislokuar FNSH-ja, ende pa u larguar grabitësit nga pista thuhet më tej, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë tentuar dhe kanë kërkuar që kjo portë të hapet, por diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi punonjësit e ICTS kanë refuzuar futjen e FNSH-së në pistë. Diçka e tillë do të sillte kapjen në kohë të grabitësve.
Në raport radhiten si problematike pamjaftueshmëria e patrullave brenda rrethimit nga ICTS, cilësia e rrethimit të aeroportit dhe komunikimi i cunguar, mungesa e kamerave përgjatë gjithë sipërfaqes, por edhe fakti që TIA ka dështuar vazhdimisht në të gjitha testet e fshehta të sigurisë të zhvilluara. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë