Nisma quhet “Deutsche Wohnen und Co enteignen” (Shpronësimi i Deutsche Wohnen dhe të tjerë) dhe synon ndër të tjera shpronësimin e të gjitha kompanive që kanë në inventar më shumë se 3000 banesa. Dy kompanitë kryesore që janë në në shënjestër të nismës berlineze janë “Deutsche Wohnen” dhe Vonovia, E para ka mbi 100 mijë apartamente banimi të cilat i jep me qira me qëllim fitimi. Por ka shumë njerëz në Berlin që janë të mendimit, se banimi është një e drejtë bazë dhe nuk duhet kthyer në mall për të nxjerrë fitim. Daniel Dieckmann ka dhjetë vjet që proteston kundër gjendjes së strehimit dhe tani është një nga themeluesit e nismës në fjalë. “Është e papranueshme që këto apartamente të kthehen në mallra komerciale që shiten dhe blihen për përfitim. Ata nuk duan t’ia dinë fare për njerëzit e thjeshtë. Vetëm pasuria iu intereson”, thotë ai për DW.
“Deutsche Wohnen und Co enteignen” (Shpronësimi i Deutsche Wohnen dhe të tjerë) dhe synon ndër të tjera shpronësimin e të gjitha kompanive që kanë në inventar më shumë se 3000 banesa
Rritjet e qirasë nuk ndodhin vetëm në Berlin, por edhe në qytete të tjera europiane. Një apartament si tip studio në Berlin kushton afro 600 euro në muaj. Por në vende të tjera, si për shembull në Mynih, ai shkon deri në 1000 euro në muaj. Akoma më të shtrenjta janë Barcelona, Dublini, Londra e Parisi.
Por Berlini vitet e fundit e ka pësuar një rritje tejet dramatike të qirave, megjithëse politika është shumë pro qiramarrësve. Ajo nuk lejon rritjen e qirasë me më shume se 15% në një hapësirë kohore prej 3 vjetësh. Por shumë kompani e anashkalojnë këtë rregull duke bërë ndryshime në banesa, duke shtuar nga një ashensor ose ngrohje të re. Në këtë mënyrë ata kanë të drejtë ta rrisin qiranë edhe përtej tavanit të parashikuar me ligj. Rritjet e qirave janë të papërballueshme për shumë banorë të kryeqytetit.
Zyrat e Shoqatës së Qiramarrësve të Berlinit janë të mbytura në punë. Çdo sekondë aty marrin në telefon njerëz që rrëfejnë se iu është përkeqësuar gjendja e jetesës në mënyrë dramatike. Rainer Wild, Drejtori i Shoqatës së Qiramarrësve të Berlinit, thotë për DW se gjendja aktuale e banimit “mund të krahasohet me gjendjen e pasluftës, ku kishte mungesa masive të hapësirës së banimit dhe është shumë e vështirë te gjesh një banesë të lirë”. Ai shton se nuk janë vetëm ata me pagë të ulët që e vuajnë këtë mangësi hapësirash banimi: Janë edhe shtresat e mesme, policët, infermierët, mësuesit.
Më 6 prill pati protesta kundë spekulantëve ne 11 qytete ne Gjermani, këtu pamje nga Dresdeni
Tani të prekurit shpresojnë ta ndryshojnë gjendjen me anë të shpronësimit. Të shtunën e kaluar, më 6 prill, rreth 35000 vetë dolën në demonstratë, sipas organizatorëve, dhe aty u mblodhën 15000 nënshkrime nga 20 mijë që nevojiten gjithsej. Nëse kjo shumë arrihet, atëherë peticioni duhet të kalojë në një fazë të dytë. Ata duhet të mbledhin 170000 nënshkrime nga berlineze dhe berlinezë me të drejtë vote.
Dikujt mund t’i duket se bie era socializëm? Dhe ashtu është në fakt. Sepse neni 15 i kushtetutës gjermane (Ligji Themeltar), së cilës i referohen hartuesit e peticionit, vërtet që ka dashur t’i lërë të hapur Gjermanisë Federale opsionin e ndryshimit të sistemit. Ai parashikon shpronësimin e tokave, sipërmarrjeve, shtëpive dhe shtetëzimin e tyre.
Ky nen nuk është vënë në përdorim asnjëherë, por tani ai ka ngjallur një debat të madh.
Partitë konservatore e liberale menjëherë e hodhën poshtë propozimin e ardhur nga Berlini, me argumentin se prona është paprekshme. Ndërkohë që E Majta, disa politikanë të gjelbër dhe socialdemokratë janë treguar të hapur ndaj tij. /Dw/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
A don me mësu qysh me editu video?
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë