LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, por merituam fitoren

Allegri: Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, por merituam fitoren
Massimiliano Allegri (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Massimiliano Allegri pranon se Juventusi nuk luajti mirë në pjesën e parë, por thotë se ata e merituan fitoren ndaj Milanit.

Rossonerët kaluan në epërsi ndaj Juventusit me golin e Krzysztof Piatek, por një penallti nga Paulo Dybala dhe një gol i vonshëm nga zëvendësuesi Moise Kean bërë që Zonje e Vjetër ta fitojë derbin e javës në Serie A.


Juventusi fiton me rikthim derbin e javës ndaj Milanit
Lexo po ashtu Juventusi fiton me rikthim derbin e javës ndaj Milanit

“Ishte e rëndësishme që të fitonim, pasi është gjithmonë një ndeshje speciale Juventus-Milan”, ka thënë fillimisht Allegri për Sky Sport Italia.

Juventusi e fitoi me rikthim derbin ndaj Milanit (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Tani kemi nevojë vetëm për një fitore ose barazim. Ishte një përgjigje e mirë nga lojtarët, disa prej të cilëve nuk kanë luajtur aq shumë kohëve të fundit”.

“Pjesa e parë nuk ishte mirë, pasi ishim paksa kaotikë, por pas pushimit ishim më të organizuar dhe e luajtëm topin më mirë”.

Juventus 2-1 Milan, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Juventus 2-1 Milan, notat e lojtarëve

“Ishim kundër Milanit, kështu që nuk mund të përqendroheshim. E dija që mund të kishim probleme kundër tyre, pasi ishte hera e parë që ne përdorëm Alex Sandron si qendërmbrojtës në mbrojtjen me tre, së bashku me De Sciglio dhe Spinazzola si anësor dhe Bernardeschi në mesfushë”.

“Gjithmonë them që lojtarët duhet të vendosen në pozitën e tyre më të mirë, por kur ju jeni 18 pikë epërsi me ndjekësit, atëherë duhet të bëni disa ndryshime”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali do të njoftojë

Arsenali do të njoftojë "së shpejti" nënshkrimin e parë të verës pasi mundi Real Madridin për lojtarin

Premier League
Shkruhet historia në NBA: LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre

Shkruhet historia në NBA: LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre

NBA

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset
Superkompjuteri zbulon shanset e secilës kombëtare për të kaluar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale – parashikon edhe fituesin

Superkompjuteri zbulon shanset e secilës kombëtare për të kaluar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale – parashikon edhe fituesin

Përfaqësueset
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kalo në kategori