LAJMI I FUNDIT:

Kështu folën kandidatët për President në debatin e parë elektoral

Kështu folën kandidatët për President në debatin e parë elektoral

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, Gordana Siljanovsk-Davkova dhe Stevo Pendarovski sot u përballen në një debat televiziv në “Telma”.

Kandidati Blerim Reka, gjatë debatit tha se edhe pse është i përkrahur nga Besa dhe Aleanca për Shqiptarët ai është kandidat i pavarur.

“Kur e pashë se në garë janë dy kandidatë nga shumica maqedonase, mendoj se s’do të ishte korrekte nëse nuk ka kandidat i cili nuk i takon shumicës”, tha Reka.


Kandidatja e pavarur Gordana Siljanovska gjatë debatit tha se në konkursin e OBRM-PDUKM-së për president të vendit shkruante se nuk duhet dhe nuk është e detyrueshme që të përkrahen politikat e partisë. Edhe Siljanovska tha se ajo është kandidate e pavarur dhe se nuk mund të fitohen zgjedhjet nëse nuk merr përkrahje nga partia më e madhe në vend.

Ndërsa kandidati i përkrahur nga pushteti Stevo Pendarovski tha se gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale nuk shfrytëzon resurset shtetërore. Nuk shfrytëzohen, siç tha ai, veturat qeveritare dhe asgjë të ngjashme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Drejtësi
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Kronika e Zezë
Rashiqi kundër Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit: S’e shoh të arsyeshme të rrezikohet progresi

Rashiqi kundër Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit: S’e shoh të arsyeshme të rrezikohet progresi

Lajme
Kalo në kategori