LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen emocionet në IPKO Superligën e Kosovës, java e 24-të fillon me dy ndeshje interesante

Rikthehen emocionet në IPKO Superligën e Kosovës, java e 24-të fillon me dy ndeshje interesante

Pas dy javëve pushim për shkak të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, rikthehet IPKO Superliga e Kosovës në aksion.

Java e 24-të në elitën e futbollit tonë do të fillojë ditën e premte me dy ndeshje mjaftë interesante.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do ta ketë një udhëtim tejet të vështirë ndaj Ferizajt.


Gjilanasit janë duke kaluar nëpër një formë fantastike ku në gjashtë ndeshjet e fundit kanë marrë pesë fitore.

Në anën tjetër Ferizaj ndodhet në pozitë tejet të vështirë dhe është në kërkim të pikëve.

Një fitore eventuale nga ‘Ujqit’ do t’i fuste ata fuqishëm në garë për t’i shpëtuar rënies edhe pa barazh.

Interesant pritet të jetë edhe në Prizren ku Liria nuk po kalon aspak momente të mira.

Gjiganti kosovar është në pozitën e parafundit në tabelë dhe sot pret Llapin.

Llapjanët në këtë takim futen me ndryshime në shtabin teknik pasi drejtimin e skuadrës e ka marrë Tahir Batatina pasi e shkarkoi trajnerin Xhengiz Rexhepi.

Liria është në kërkim të fitores për t’i ikur fundit , ndërsa Llapi edhe pse është shtatë pikë larg liderit Feronikelit do të vazhdoj luftën për titull.

Të dyja ndeshjet si në Prizren ashtu edhe në Ferizaj do të jenë në transmetim televiziv në platformën më atraktive në vend IPKO dhe në kanalet Supr Sport Kosova me fillim nga ora 14:00. /Telegrafi/

IPKO Superliga e Kosovës – Java e 24-të

E premte, ora 14:00

Ferizaj-Drita
Liria-Llapi

Në trend Sport

Më shumë
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

La Liga
Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Afrimi i Amir Saipit, Foda flet për portierin e ri dhe tregon se kush do të jetë titullar

Afrimi i Amir Saipit, Foda flet për portierin e ri dhe tregon se kush do të jetë titullar

Përfaqësuesja e Kosovës
Mungesa e Vedat Muriqit, Foda tregon lojtarin që do ta zëvendësojë yllin prizrenas

Mungesa e Vedat Muriqit, Foda tregon lojtarin që do ta zëvendësojë yllin prizrenas

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori