Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), ndanë sot çertifikata për 43 zyrtarë që kanë përfunduar programin njëvjeçar të trajnimit për forenzikë financiare.
Ky program ka kontribuar në avancimin e aftësive të hetuesve që merren me çështjet e krimit financiar dhe rastet e korrupsionit ku u aftësuan prokurorë, zyrtarë nga Policia e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit, Njësia e Inteligjencës Financiare, Administrata Tatimore dhe Doganat, si dhe gazetarë hulumtues. Programi, i pari i këtij lloji në Kosovë, u zhvillua bashkërisht nga UNDP dhe SHKÇAK duke u përqendruar në zhvillimin e teknikave të forenzikës financiare për të ndihmuar në gjurmimin e parave të paligjshme.
Patrick Etienne, drejtor në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim (SDC), u kërkoi të gjithë krerëve të institucioneve që të përdorin deri në maksimum ekspertizën e shërbyesve të certifikuar për të ngritur numrin e rasteve korruptive që ndiqen penalisht dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura.
“Unë sinqerisht besoj se ky program ka qenë një nga ushtrimet më të dobishme të zhvillimit profesional që i janë dhënë hetuesve të krimit financiar dhe korrupsionit. Dëshiroj të përgëzoj me gjithë zemër pjesëmarrësit që kanë përfunduar këtë program të vështirë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me këta ekspertë për të avancuar edhe më tutje njohuritë e tyre”, tha Valbona Bogujevci, asistente e përfaqësueses së Përhershme dhe Koordinatore e programit në UNDP.
Lirim Dervisholli, hetues nga Njësia Kundër Korrupsion në Policinë e Kosovës, njëherësh pjesëmarrës në program, për sa i përket përvojës së tij, u shpreh se, “si Ekspertë Ligjor Financiar, ne kemi fituar njohuri dhe aftësi unike përmes këtij programi. Tani jemi në gjendje të zbatojmë metoda dhe teknika të reja në zbulimin, zgjidhjen dhe dokumentimin e krimeve financiare”.
Ky program, që ka zgjatur 11 muaj gjatë të cilëve janë zhvilluar rreth 170 orë mësimi dhe 2 provime, është mundësuar përmes Projektit të UNDP-së për Mbështetje Përpjekjeve Anti-Korrupsion në Kosovë (SAEK II), që financohet nga SDC dhe DANIDA. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Cover-1-380x233.jpg)
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve
![Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Qumeshtorja-Vita-380x233.png)
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!
![Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/0-10-380x233.jpg)
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security
![Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Cover-380x233.jpg)
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës
![Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/441489325_812442440544412_2556723435455880075_n-1-380x233.jpg)
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit
![Lajm i mirë për shqiptarët e Zvicrës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-92-380x233.jpg)
Lajm i mirë për shqiptarët e Zvicrës
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/77-380x233.png)
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?
![Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arjeta-puca-shota-380x233.jpg)
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
![Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-16-234305-380x233.png)
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024
![Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/zvicraa-1212-380x233.jpg)
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen
![Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/received_3780016698894855.jpeg)
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen
![UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/277e61be-e600-4d3e-9acf-37a15a3ed825.jpeg)
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë