LAJMI I FUNDIT:

UNDP dhe ShKÇAK certifikojnë ekspertët e e Forenzikës Financiare

UNDP dhe ShKÇAK certifikojnë ekspertët e e Forenzikës Financiare

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë bashkë me Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), do të ndajnë çertifikata për 43 zyrtarë që kanë përfunduar programin një vjeçar të trajnimit për forenzikë financiare që është përqendruar në zhvillimin e teknikave të forenzikës financiare për të ndihmuar në gjurmimin e parave të paligjshme.

Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, përfshirë partnerë, akterë kyç dhe donatorë.

Folës kryesorë ndër të tjerë do të jenë, Rashit Qalaj, Drejtor i Policisë, Bahri Berisha, Drejtor i Shërbimit Doganor dhe Ilir Murtezaj, Drejtor i Administratës Tatimore.


Patrick Etienne, Drejtor i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim (SDC), Znders Kragh Bingen, përfaqësues i Agjencisë Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar (DANIDA), Valbona Bogujevci, Asistente e Përfaqësueses së Përhershme dhe Koordinatore e Programit në UNDP dhe Ardiana Bunjaku, Drejtoreshë Ekzekutive e ShKÇAK-së poashtu do t’ju drejtohen pjesëmarrësve.

Ky program, i pari i këtij lloji në Kosovë, ka kontribuar në përmirësimin e aftësive të hetuesve që trajtojnë rastet e krimit financiar dhe rastet e korrupsionit, duke siguruar kështu një nivel të lartë të hetimeve financialre e që do të çojnë drejt përmirësimit të gjetjes së aseteve të vjedhura.

Lista e pjesëmarrësve të programit ka përfshirë oficerë policie, zyrtarë publik nga Agjencia Anti-Korrupsion, zyrtarë të Administratës Tatimore dhe të Shërbimit Doganor, si dhe gazetarë hulumtues.

Në tërësi, programi ka zgjatur 11 muaj gjatë të cilit janë zhvilluar rreth 170 orë mësimi dhe 2 provime.

Programi është mundësuar përmes Projektit të UNDP-së për Mbështetje Përpjekjeve Anti-Korrupsion në Kosovë (SAEK II), që financohet nga SDC dhe DANIDA.