LAJMI I FUNDIT:

Senati sfidon Trumpin, voton kundër “emergjencës kombëtare”

Senati sfidon Trumpin, voton kundër “emergjencës kombëtare”

Senati amerikan miratoi të enjten një rezolutë që kundërshton shpalljen e gjendjes së emergjencës kombëtare nga Presidenti Donald Trump lidhur me kufirin jugor të vendit.

Rezoluta e miratuar me rezultatin 51 me 49, sfidon kërcënimin e Presidentit se do t’i vë veton rezolutës.


Dymbëdhjetë senatorë republikanë mbështetën rezolutën e miratuar në muajin shkurt nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga demokratët.

Rezoluta nuk ka të ngjarë të kthehet në ligj në kushtet kur nevojiten dy të tretat e votave të Kongresit për të rrëzuar një veto të Presidentit, përcjell gsh.

“Jam gati për të vënë veton, nëse do të jetë e nevojshme”, shkruante zoti Trump të enjten në mëngjes në një postim në Twitter.

Këtë javë nënpresidenti Mike Pence u takua me senatorët republikanë në përpjekje për të zbutur mbështetjen ndaj rezolutës që kundërshton gjendjen e emergjencës.

Disa republikanë janë shprehur të shqetësuar se presidentët e ardhshëm demokratë mund të uzurpojnë fuqinë e Kongresit për të financuar qeverinë dhe të përdorin shpalljen e gjendjes së emergjencës për të financuar programet e tyre.

Mosmarrëveshja politike lidhen me miliarda dollarë fonde për një mur përgjatë kufirit amerikan me Meksikën kërkuar nga zoti Trump, por që Kongresi ka refuzuar tia sigurojë plotësisht. Ngërçi çoi në një mbyllje të pjesshme të agjencive qeveritare për 35 ditë, që përfundoi në janar.

Bazuar në shpalljen e gjendjes së emergjencës, që Presidenti Trump nënshkroi më 15 shkurt, ai kërkon të marrë para nga programe të tjera federale për të ndërtuar murin, që siç thotë është i nevojshëm për të frenuar imigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës.

Demokratët mohojnë të ketë një emergjencë në kufi, duke thënë se kalimi i paligjshëm i kufirit është në nivelet më të ulëta prej katër dekadash.

Lidhur me këtë çështje janë ngritur padi ligjore që mbështesin argumentimin se është Kongresi dhe jo presidenti, ai që vendos se si shpenzohen paratë e taksapaguesve amerikanë.

Në trend Botë

Më shumë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Serbia
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Evropa
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori