LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Thaçi dhe Haradinaj po e vënë në pikëpyetje raportin me SHBA-në për ta shpëtuar veten (Video)

Selmanaj: Thaçi dhe Haradinaj po e vënë në pikëpyetje raportin me SHBA-në për ta shpëtuar veten (Video)

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në një intervistë për Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth zhvillimeve aktuale në vend, dhe qëndrimin që mbanë partia e tij rreth këtyre zhvillimeve.

Selmanaj ka thënë se kjo klasë politike e cila po udhëheq me vendin është duke i vënë në pikëpyetje raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Takimet me ambasadorin Kosnett shpesh herë kanë qenë të ashpra. Nuk është çështje e parëndësishme vendosja e taksës, dhe a e meriton Serbia këtë normalisht që po, mirëpo ndërmarrja e masave ndaj Serbisë pa partneritet me miqtë tanë, ne nuk mund të dalim fitues”, ka thënë Selmanaj.


Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj gjatë intervistës në Telegrafi.com

Ai shtoi se tendenca për t’i dëmtuar raportet me SHBA-të ka nisur qysh me iniciativën e krerëve të shtetit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të cilën amerikanët e quajtën “thikë pas shpine”.

“Kjo tendencë për ti dëmtuar raportet me SHBA-të ka një histori. Së pari iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pastaj mënyra sesi z.Thaçi tentoi ta bëjë transformimin e FSK-së, të gjitha këto nënkuptojnë se ne po e vëmë në pikëpyetje raportin me SHBA-të”, u shpreh Selmanaj.

Selmanaj tha se këto lëvizje udhëheqësit politikë janë duke i bërë për interesa të tyre personale.

“Thaçi e ka për të shpëtuar nga Gjykata Speciale e Haradinaj e ka për të qëndruar në pushtet për ta fituar edhe një million ma shumë se që ka”, tha Selmanaj.

Më tej, deputeti i LDK-së, theksoi se nëse Haradinaj nuk do ta vendoste taksën kjo qeveri do të rrëzohej.

“Këta nuk kanë gjuhë të përbashkët, këta kanë gjuhë të përbashkët vetëm për vazhdimin e mandatit dhe keqpërdorimin e parasë publike”, u shpreh Selmanaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori