LAJMI I FUNDIT:

Real-Barça: Formacionet zyrtare nga ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit

Real-Barça: Formacionet zyrtare nga ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit

Pasi ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Realit në Camp Nou përfundoi me rezultat 1-1, tani është koha për atë kthyese në Santiago Bernabeu.

Në ndeshjen e dytë skuadrat luajnë me lojtarët më të mirë në fushë, por te vendasit mungon Gareth Bale.

Te mysafirët nuk mungon Lionel Messi, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:


Real Madrid: Keylor Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Reguilón; Modric, Casemiro, Kroos; Lucas Vázquez, Benzema, Vinicius

Barcelona: Ter Stegen; Nélson Semedo, Piqué, Lenglet,  Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Sergi Roberto; Messi, Luis Suárez, Dembélé.

Për të ardhur Los Blancos deri në këtë fazë eliminuan Gironan, Leganes dhe Melillan. Barça në anën tjetër fitoi kundër Sevillas, Levantes dhe Leonesas. /Telegrafi/