Policia e Kosovës ka identifikuar personat e dyshuar për vrasjen në Prishtinë dhe po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tyre, mirëpo ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Kështu tha për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.
Sipas tij, policia aktualisht është duke kryer bastisje nëpër lokacionet të ndryshme ku dyshohet se të dyshuarit janë fshehur.
“Aktualisht jemi në fazën preliminare të hetimit të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë atë, përfshirë edhe intervistimin e cilitdo person që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast. Ndërkohë që ka zgjeruar rrethin e hetimit janë duke u kryer operacione të bastisjeve nëpër lokacione të ndryshme ku dyshohet se të dyshuarit mund të jenë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor. Deri më tani nuk ka të arrestuar”, ka thënë Borovci për Telegrafin.
Ndryshe, sot gjatë ditës ka ndodhur një vrasje rreth orës 11:30 në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë.
Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në një prononcim për Telegrafin tha se viktima është një 27 vjeçar dhe Prokurori është në vendin e ngjarjes.
Edhe Policia e Kosovës konfirmoi lajmin se sot rreth orës 11:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar.
I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës A.J. mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Gjykata-Kushtetuese-Dita-e-Gjykates-se-Hapur-Dita-e-Kushtetutes-foto-Ridvan-Slivova-24-380x233.jpg)
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë
![Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/sulmi-ne-banjske-380x233.jpg)
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data
![NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/atifete-jahjaga-dhe-mark-rutte-380x233.jpg)
NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite
![Çfarë pritet nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dialogu-380x233.png)
Çfarë pritet nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel?
![Sondazhi i KDI-së: Për 57,2 për qind të qytetarëve performanca e sektorit të drejtësisë ka mbetur e njëjtë, pavarësisht reformave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/kdi-780x439-1-380x233.jpg)
Sondazhi i KDI-së: Për 57,2 për qind të qytetarëve performanca e sektorit të drejtësisë ka mbetur e njëjtë, pavarësisht reformave
![Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/sulmi_radoiciq-1-1130x635-1-380x233.png)
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë