LAJMI I FUNDIT:

Vrasje në Prishtinë (Foto)

Vrasje në Prishtinë (Foto)

Një vrasje ka ndodhur në orët e mesditës në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, ndërsa në vendngjarje janë Policia dhe ndihma e shpejtë.

Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka konfirmuar vrasjen në Prishtinë.

Sipas tij, viktima është një 27 vjeçar dhe Prokurori është në vendin e ngjarjes.

Edhe Policia e Kosovës konfirmoi se sot rreth orës 11:30, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Policia identifikon personat e dyshuar për vrasjen në Prishtinë, ende nuk ka të arrestuar
Lexo po ashtu Policia identifikon personat e dyshuar për vrasjen në Prishtinë, ende nuk ka të arrestuar

Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës A.J. mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka identifikuar personat e dyshuar dhe po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tyre, mirëpo ende nuk ka asnjë të arrestuar.

“Aktualisht jemi në fazën preliminare të hetimit të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë atë, përfshirë edhe intervistimin e cilitdo person që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast. Ndërkohë që  ka zgjeruar rrethin e hetimit janë duke u kryer operacione të bastisjeve nëpër lokacione të ndryshme  ku dyshohet se të dyshuarit mund të jenë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor. Deri më tani nuk ka të arrestuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci për Telegrafin. /Telegrafi/