LAJMI I FUNDIT:

Policia identifikon personat e dyshuar për vrasjen në Prishtinë, ende nuk ka të arrestuar

Policia identifikon personat e dyshuar për vrasjen në Prishtinë, ende nuk ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka identifikuar personat e dyshuar për vrasjen në Prishtinë dhe po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tyre, mirëpo ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Kështu tha për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.

Sipas tij, policia aktualisht është duke kryer bastisje nëpër lokacionet të ndryshme ku dyshohet se të dyshuarit janë fshehur.

“Aktualisht jemi në fazën preliminare të hetimit të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë atë, përfshirë edhe intervistimin e cilitdo person që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast. Ndërkohë që  ka zgjeruar rrethin e hetimit janë duke u kryer operacione të bastisjeve nëpër lokacione të ndryshme  ku dyshohet se të dyshuarit mund të jenë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor. Deri më tani nuk ka të arrestuar”, ka thënë Borovci për Telegrafin.

Vrasje në Prishtinë (Foto)
Lexo po ashtu Vrasje në Prishtinë (Foto)

Ndryshe, sot gjatë ditës ka ndodhur një vrasje rreth orës 11:30 në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë.

Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në një prononcim për Telegrafin tha se viktima është një 27 vjeçar dhe Prokurori është në vendin e ngjarjes.

Edhe Policia e Kosovës konfirmoi lajmin se sot rreth orës 11:30, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar.

I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës A.J. mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës

Hartimi i statutit të Asociacionit, Rashiq: S’duhet të ketë frikë për një bosnjëzim të Kosovës

Lajme
Në Shqipëri gruaja me sëmundjen e rrallë të gjakut bëhet nënë, mjekja thotë se është ndër rastet e vetme që kanë realizuar

Në Shqipëri gruaja me sëmundjen e rrallë të gjakut bëhet nënë, mjekja thotë se është ndër rastet e vetme që kanë realizuar

Lajme
Konjufca: Sylë Tahirsylaj la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë

Konjufca: Sylë Tahirsylaj la një kontribut shumë të madh në Institutin e Hidrometeorologjisë

Lajme
MSH anulon listën e çmimeve të barnave pasi u vërejtën probleme, opozita e akuzon për keqpërdorime

MSH anulon listën e çmimeve të barnave pasi u vërejtën probleme, opozita e akuzon për keqpërdorime

Lajme
Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Turistët mbushin Sarandën, çmimet më të lira i orientojnë drejt plazheve publike

Lajme
Kalo në kategori