Osmani: Kemi marrëdhënie të mira me koalicionin qeverisës, qeveria të vazhdojë me punën e saj
“Marrëdhëniet e koalicionit qeverisës janë të mira dhe qeveria duhet të vazhdojë me punën e saj”, tha zëvendëskryeministri dhe anëtari i BDI-së, Bujar Osmani.
“Ne kemi marrëdhënie të mira mes koalicionit qeverisës. Dhe nuk shoh se kemi nevojë në qeveri të shpërqendrohemi me përpjekje të tilla që më shumë kanë për qëllim të krijojnë debat nëpër rrjetet sociale se sa ta shprehin ndonjë dinamikë të marrëdhënieve mes dy partive politike. Qeveria vazhdon me punën e saj. Dje deri dy pas mesnate kishin mbledhje në qeveri, morën vendime të rëndësishme në vend. Vazhdojmë më tej me agjendën reformuese sepse këto janë momente historike për vendin për të fituar datë për bisedime që i presim tashmë 18 vite”, tha Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai gjithashtu foli edhe për akuzat se BDI-së nuk i konvenon të vazhdojnë hetimet e PSP-së për shkak se janë të përfshirë funksionarë të tij duke cekur se kjo është lajm i rremë dhe se i jep mbështetje të plotë PSP-së.
“BDI është e vetmja parti politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut që ka marrë vendim në kryesi dhe kërkon hetim të plotë dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare të të gjithë funksionarëve që nga viti 2002 deri tash, për shkak se duhet të nisen lufta kundër lajmeve të rreme dhe propagandës. Kjo do të thotë se BDI është e vetmja parti dhe ju bëjmë të gjithë partive politike tjera ta bëjnë të njëjtën thirrje të hetohen funksionarët derisa kanë qenë në pushtet”, tha Osmani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Lagështi dhe ftohtë në burgun e Fierit”- Salianji letër për qytetarët nga qelia 6
Virozat tek fëmijët në shifra të larta, në pediatrinë e Elbasanit paraqiten deri në 100 raste në ditë
“Ballkani i Hapur”, BDI: VLEN premtuan largimin nga kjo nismë, mirëpo sot nuk ndahen nga OBRM-PDUKM-ja dhe ZNAM-i
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë