LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Llapit, Rexhepi: Ia uroj fitoren Feronikelit, por ne luajtëm më mirë

Trajneri i Llapit, Rexhepi: Ia uroj fitoren Feronikelit, por ne luajtëm më mirë

Trajneri i Llapit, Xhengis Rexhepi ka folur pas humbjes së ekipit të tij nga Feronikeli me rezultat 2-0.

Llapi është mposhtur në udhëtim te Feronikeli në ndeshjen e javës së 19-të dhe kjo humbje ka lënë shije të hidhur te trajneri i llapjanëve, Rexhepi.


“Ia urojë fitoren Feronikelit, por rezultati nuk e tregon epilogun e ndeshjes, pasi ekipi më i mirë në fushë ishte Llapi”, ka thënë fillimisht Rexhepi pas ndeshjes.

Feronikeli triumfon përballë Llapit në derbin e javës në Superligë
Lexo po ashtu Feronikeli triumfon përballë Llapit në derbin e javës në Superligë

“Feronikeli tërë kohën është mbrojtur, ne e kemi humbur ndeshjen me gabimet tona”.

Foto gjatë ndeshjes Feronikeli – Llapi

Trajneri nga Maqedonia gjithashtu shtoi se kampionati është i gjatë dhe futbollistët e tij nuk do të dorëzohen deri në fund luftën për titull.

“Nuk e kemi merituar këtë humbje, por kampionati është ende i gjatë dhe jeta vazhdon”.

Trajneri i Feronikelit, Ramadani: Fitore e vlefshme, por nuk ka përfunduar asgjë
Lexo po ashtu Trajneri i Feronikelit, Ramadani: Fitore e vlefshme, por nuk ka përfunduar asgjë

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund në çdo ndeshje”, përfundoi trajneri i Llapit.

Ndryshe, Llapi me këtë humbje ka mbetur në pozitën e tretë me shtatë pikë më pak se Feronikeli në vendin e parë dhe pesë më pak se Prishtina, të cilët i pret në ndeshjen e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori